Napoli-Milan dhurojnë “show”, por nuk ka fitues në “San Paolo” (VIDEO)

Napoli dhe Milan dhurojnë spektakël në “San Paolo”, por në fund ndajnë pikët, pasi nuk shkojnë më shumë se një barazim 2-2.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Milanin që kalon në avantazh në minutën e 20-të. Pas një asisti fantastik të Rebic, Hernandez është në vendin e duhur për të realizuar. Nga një mbrojtës te një mbrojtës, Napoli barazoi rezultatin me Di Lorenzon në minutën e 34-t.

Të kaltrit marrin zemër nga golit dhe në pjesën e dytë kalojnë në avantazh me Dries Mertens. Milani gjithsesi nuk dorëzohet dhe arrin që të barazojë rezultatin në minutën e 71-të, me një penallti që u kthye në gol nga Kessie.

Në minutat e fundit, kuqezinjtë mbetën me një futbollist më pak pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdhë) të Saelemaekers. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP