Napoli mund me “poker” Cagliarin dhe merr përkohësisht kreun e renditjes

Napoli nuk di të ndalet në kampionat, duke rrëmbyer fitoren e tretë radhazi. Skuadra e Antonio Contes triumfoi 3-0 në transfertën ndaj Cagliarit, edhe pse në fakt nuk ishte aspak një mision i thjeshtë.

Di Lorenzo zhbllokoi duelin në minutën e 18-të, i ndihmuar dhe nga një devijim. Cagliari ju afrua në disa raste golit të barazimit, por fati nuk ishte me ta.

Në momentin më të mirë të vendasve në pjesën e dytë, Kvaratskhelia shënoi golin e dytë me kundërsulm, ndërkohë që pak minuta më pas Lukaku shënoi të tretin, ndërkohë që Buongiorno shënoi me kokë të katërtin.

Napoli merr përkohësisht kreun e renditjes me 9 pikë, në pritje dhe të sfidës së Interit në mbrëmje. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP