Napoli nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Genoas. Në momentin më të vështirë të sezonit, skuadra e Ancelottit edhe se dha një shenjë bashkimi në fillimin e ndeshjes, nuk mundi të jepte shumë në fushë.
Mertens, Insigne dhe Lozano shpërdoruan disa mundësia të mira shënimi. Në fushën e lojës ishte edhe Elseid Hysaj, i cili u aktivizua në krahun e majtë të mbrojtjes.
Mbrojtësi i kombëtares sonë zhvilloi një lojë shumë pozitive duke qëndruar në fushë për 84 minuta lojë. 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, portieri i Genoas, Radu bëri një pritje spektakolare duke shpëtuar skuadrën e tij nga një gol i sigurt. /R.Lika-Koha Jone/
