Napoli ndalet ndaj Frosinones, komplikon synimet për një vend në Champions

Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Frosinones. Politano zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të për kampionët e Italisë me një goditje fantastike me të majtën.

Miqtë patën shansin e artë në minutën e 20-të për të barazuar shifrat, por Soule gaboi nga penalltia, 11-metërsh ky i shkaktuar nga Rrahmani. Frosinone nisi mirë pjesën e dytë dhe riktheu ekuilibrat me marokenin Cheddira.

Në të 63-tën, Osimhen ndëshkoi portierin Turati. Ekipi i Di Francescos mori një pikë pas golit të Cheddiras, në të 73-tën me një goditje të bukur me kokë. Napoli konfirmon edhe një herë sezonin negativ, teksa renditet në vendin e nëntë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?