Napoli në kërkim të një tranjeri, ”piketon” Allegrin

Napoli ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Antonio Contes. Presidenti Aurelio De Laurentiis deklaroi se vendimi final do të merret pas përfundimit të verdikteve europiane, duke lënë të kuptohet se klubi po analizon disa alternativa.

Një nga emrat më të përfolur është Allegri, pozita e të cilit te Milani është lëkundur pas dështimit për tu kualifikuar në Champions League. Vetë Allegri u shpreh pas ndeshjes me Cagliarin se është i zhgënjyer nga sezoni dhe se e ardhmja do të vlerësohet më vonë.

Në listën e Napolit mbetet edhe Vincenzo Italiano, i cili pranoi se mund të largohet nga Bologna pas bisedimeve me drejtuesit e klubit. Pëlqehen gjithashtu edhe Fabio Grosso dhe Raffaele Palladino, ndërsa për emra si Xavi apo Iraola nuk ka konfirmime konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?