Napoli nis tratativat për transferimin e Marash Kumbullës

Marash Kumbulla është një nga emrat më të kërkuar në merkaton e Seria A. Talenti i kombëtares sonë ka përfunduar në listën e disa prej skuadrave më të njohura, që nuk kërkojnë të humbasin një talent si shkodrani.

Në ditët e fundit, lëvizje më konkrete ka bërë skuadra e Napolit, që ka nisur tratativat me agjentin e lojtarit. Gazeta e njohur “Corriere dello Sport”, raporton se të kaltrit e kanë monitoruar në të gjitha ndeshjet.

Cristiano Giuntoli dhe Tony D’Amico, dy drejtorët sportivë të Napolit dhe Veronës, kanë nisur kontaktet për transferimin e të riut në ekipin e Gennaro Gattusos. Verona kërkon të përfitojë nga momenti i mirë i Kumbullës dhe të fitojë mirë nga shitja e tij, por nuk heq dorë pa 20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?