Napoli pret sot Inter. Për titullin kampion Mandzukiç ka “rilindur” edhe Juven

 

Sot luhen e fundit të javës së 14-të në Seria A. Napoli pret në “San Paolo” Interin kryesues, dhe kjo betejë shihet si një sfidë për titullin kampion. Edhe Fiorentina në fushë të Sasuolos, ndeshje që luhet në ora 18.00, shpreson të rikthehet te fitorja. Milan fitoi të shtunën  4-1 ndaj Sampdorias dhe Torino fitoi 2-0 ndaj Bolonjës. Në ndeshjet e djeshme të  Seria A spikati fitorja e Juventus, kampionët në fuqi, që kanë vërë në presion Napolin dhe Inter para përballjes së sotme, pasi vetëm fituesi i këtij takimi mund të ndihet më i qetë, për një objektiv të lartë në javët e mëtejshme. .    

Juventus “rilind” dhe kjo idhet ngushtë me një emër: Mario Mandzukic. Edhe pse Morata ka mbetur i pakënaqur dhe tifozët e kërkojnë në fushë, shifrat i japin të drejtë Allegrit, që ia ka besuar sulmin kroatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ecurinë e shkëlqyer të bardhezinjve gjatë muajit Nëntor, vendimtar ishte pikërisht sulmuesi 29-vjeçar, me një të kaluar te Bajerni i Mynihut dhe Atletiko e Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa herë që SuperMario ka shënuar gjatë këtij sezoni, kampionët e Italisë kanë fituar gjithmonë. Nuk ka rëndësi në kampionat apo në Kupa, me rrjetat e Mandzukic, Juventusi ka marrë maksimumin në fushë.

Palermo ishte viktima më e fundit në Serinë A pas Atalantës dhe Empolit, Manchester City provoi disfatën në Champions, ndërsa Lazio u dorëzua në finalen e Super-kupës së Italisë.

 Edhe pse teknika nuk është arma më e fort e Mandzukic, sulmuesi plotësohet nga karakteristika të tjera. Një lojtar me personalitet në fushë dhe që sakrifikohet për ekipin. Një përzierje ndërmjet Llorentes për nga fiziku dhe loja, me Carlos Tevez për nga dëshira që shfaq në fushë dhe mënyra sesi i përgjigjet kërkesave taktike të Allegrit.

 Veç kroatit, Juventus ka edhe pika të tjera të forta. Nëse skuadra fiton sa herë që Mandzukiç shënon, me Claudio Marchisio-n në fushë, bardhezinjtë nuk humbasin asnjëherë.  7 fitore dhe 4 barazime me “Princin” si organizator mes kampionatit dhe kupave. Tjetër lojtar i domosdoshëm i Zonjës së Vjetër është Dybala. Argjentinasi është i përfshirë në 45 për qind të rrjetave të skuadrës, me 6 gola të shënuar dhe 3 pasime për gol.

 

29/11/2015

Palermo

0 – 3

Juventus

Empoli

1 – 0

Lazio

Frosinone

3 – 2

Verona

Genoa

1 – 2

Carpi

Roma

0 – 2

Atalanta

Chievo

2 – 3

Udinese

 

1

Inter

13

+9

30

2

Napoli

13

+16

28

3

Fiorentina

13

+15

28

4

Roma

14

+12

27

5

Juventus

14

+9

24

6

Milan

14

+1

23

7

Sassuolo

13

+3

22

8

Torino

14

+2

21

9

Atalanta

14

+0

21

10

Lazio

14

-5

19

11

Udinese

14

-3

18

12

Empoli

14

-4

18

13

Chievo

14

+2

16

14

Sampdoria

14

-2

16

15

Genoa

14

-4

16

16

Palermo

14

-7

15

17

Frosinone

14

-10

14

18

Bologna

14

-6

13

19

Carpi

14

-14

9

20

Hellas Verona

14

-14

6

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?