Napoli rikuperon yllin e skuadrës për duelin ndaj Romës në fundjavë
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti merr lajme të mira tre ditë përpara sfidës me Romën. Kvicha Kvaratskhelia i cili nuk luajti në dy ndeshjet e fundit, është rikuperuar tashmë nga gjendja gripale.
21-vjeçari gjeorgjian, është rikthyer stërvitje të Napolit dhe ka kryer pothuajse të gjithë seancën stërvitore. Synimi i sulmuesit tashmë është që të fillojë si titullar ndaj Romës të dielën në stadiumin “Maradona”.
Ndeshja e fundit e Kvaratskhelia me Napolin ishte përballë Juventusit, në të cilën ai shkëlqeu me një gol dhe 2 asist. Napolitanët gjenden në vendin e parë të Serie A me 12 pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë.