Napoli shkatërron Fiorentinën, shkon në finalen e Supekupës së Italisë

Napoli është skuadra e parë finaliste në Superkupën e Italisë teksa në Riyadh, të kaltrit mposhtën me rezultatin 3-0, Fiorentinën.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Walter Mazzarri iu fal një goli të Giovanni Simeones në pjesën e parë të lojës. Argjentinasi pasi mori një top nga Juan Jesus nuk gaboi përballë portierit Terraçiano dhe ndëshkoi skuadrën vjollcë.

Napoli menaxhoi më së miri avantazhin dhe në minutat e fundit vulosi kualifikimin me Alessio Zerbin. 24-vjeçari shënoi dy gola brenda tre minutave për t’i garantuar të kaltërve finalen e SuperKupës së Italisë të hënën, aty ku Napoli do të presë fituesen e çiftit Inter-Lazio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?