Napoli triumfon ndaj Torinos dhe ruan vendin e tretë

Napoli ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Torinos me rezultatin 2-1, në duelin e javës së 28-të të Serie A. Skuadra vendase kaloi në avantazh shumë herët në takim. Në minutën e 7-të, Allisson Santos realizoi golin e parë për Napolin, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij që në fillim të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Napoli arriti të thellojë epërsinë. Mesfushori Elif Elmas shënoi golin e dytë në minutën e 68-të, duke e afruar ekipin vendas drejt fitores.

Torino reagoi në fund të takimit dhe arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 87-të me golin e realizuar nga Cesare Casadei. Pas kësaj fitoreje, Napoli shkon në kuotën e 56 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje, ndërsa Torino mbetet me 30 pikë në vendin e 14-t.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?