Nata historike e boksit shqiptar, Kristian Prenga përballë gjigantit Anthony Joshua

Boksi shqiptar pritet të shkruajë një faqe të re historie. Kristian Prenga do të përballet sonte me një nga emrat më të mëdhenj të peshave të rënda në botë, Anthony Joshua. Dueli do të zhvillohet në Xhedah të Arabisë Saudite dhe do të nisë në orën 22:00. Përballë shqiptarit do të jetë ish-kampioni i dyfishtë i botës, një nga favoritët kryesorë të kategorisë së rëndë, por Prenga beson se mund të surprizojë.

“E di që shumica më shohin si inferior. Kjo më motivon edhe më shumë. Në ring nuk hyj për të bërë figurë të mirë, por për të fituar”, është shprehur boksieri shqiptar para përballjes.

I lindur në Orosh të Mirditës, Prenga e nisi karrierën profesioniste në vitin 2016 dhe deri tani ka regjistruar 20 fitore, të gjitha me nokaut, si dhe vetëm një humbje. Fitorja ndaj amerikanit Joey Daëejko në tetor të vitit 2024 dhe nokauti i shpejtë ndaj Joe Jones në shkurt të këtij viti i siguruan atij mundësinë për t’u përballur me Joshua-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë tij do të jetë Anthony Joshua, kampion olimpik në Londër në vitin 2012 dhe ish-kampion i unifikuar i botës në peshat e rënda. Britaniku ka një karrierë të jashtëzakonshme, me fitore ndaj disa prej emrave më të njohur të boksit, përfshirë Wladimir Klitschko, Joseph Parker dhe Alexander Povetkin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Joshua-n, ky duel shihet si një tjetër hap drejt përballjes së shumëpritur me Tyson Fury. Ndërsa për Prengën, një triumf ndaj britanikut do të ishte suksesi më i madh i karrierës dhe një moment historik për boksin shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?