Natë kupash
E shtuna ka qene një mbrëmje finalesh kupash në Itali, Francë dhe Gjermani që u shoqëruan me ndeshtej e fundit të emrave të mëdhej dhe me konfirmimin e fituesve të përhershëm. Në të tre vendet edhe në kupa triumfoi kampioni i saposhpallur..
Pas shpalljes kampion në Serie A, Juventusi ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Italisë pas kohës shtesë, ndërkohë që ndeshja e rregullt përfundoi 0:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Alvaro Morata i sapo futur në fushë në kohën shtesë.

Pas shpalljes kampion në Ligue 1, PSG’ja ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Francës për herë të dhjetë në histori
Në finale kampioni i Francës e mposhti Marseillen me rezultat prej 2:4, me golat e Matuidi, Cavani dhe dy të tjera nga Ibrahimoviç, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit me PSG. Për Marseille shënuan Florian Thauvin dhe Michy Batshuayi.

Guardiola largohet nga Bayerni me dy tituj të fituar, por gjithësesi nuk i mban dot lotët në ndeshjen e tij të fundit me bavarezët (video). Pas Bundesligës, Bayerni fitoi edhe Kupën e Gjermanisë për herë të 18-ën herë pasi mposhti në finale Borussia Dortmundin me penallti.
Bayerni dhe Dortmundi dhuruan spektakël për gjithë të pranishmit në stadium, por loja e rregullt dhe ajo shtesë prej 30 minutave, përfundoi pa gola megjithë rastet e shumta.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan bavarezët që fituan 4:3. Ky ishte titulli i dytë këtë edicion, pas triumfit në Bundesligë javë më parë.
Për Dortmundin dështuan Bender dhe Papastathopoulos. Kurse te Bayerni përveç Kimich që u tregua i pasaktë të tjerët arritën të konkretizojnë penalltitë
KOHA JONË SONDAZH

