Nazmi Gripshi ndryshon skuadër, transferohet në Rusi te skuadra e Dakut
Nazmi Gripshi ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar zyrtarisht nga Astana te Rubin Kazan. Lajmi është konfirmuar nga klubit rus, që bën me dije se marrëveshja është mbyllur me sukses pasi klubi kazak pranoi ofertën prej 500 mijë eurosh.
28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë lidhur me ekipin e ri deri në vitin 2029, ku do të mbajë veshur fanellën me numrin 11. Ky transferim shton edhe më shumë “koloninë” shqiptare te Rubin Kazan, pasi Gripshi do të gjejë aty emra si Mirlind Daku, Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj.
Për futbollistin durrsak, kjo lëvizje vjen pas një forme mjaft të mirë të treguar në vitin e fundit, periudhë gjatë së cilës ai mori edhe ftesën e parë nga Kombëtarja shqiptare.
Me këtë lëvizje, Gripshi synon të ketë më shumë vëmendje dhe të forcojë pozitat e tij në planet e trajnerit Silvinjo për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

