NBA, Chicago Bulls dhe Warrios fitojnë ndeshjet e dyta Play-off
Vazhdojnë ndeshjet “Play-off” në NBA, të SHBA-ve. Së fundmi është skuadra e Golden State Warrios, e cila e çoi në 2-0 avantazhin me ndeshje ndaj Neë Orleans Pelicans, në fazën e 1/8 të “Play Off –it”. Vendasit pas një starti të ekuilibruar lëshuan shumë terren teksa një kosh i Anthony Davis u dha avantazhin 15-26 Pelicans. Pjesa e parë u mbyll 17-28. Më pas ka mbërritur menjëherë një reagim nga ana e skuadrës mike në pjesën e dytë, sepse ajo rikuperoi dizavantazhin prej 11 pikësh, madje duke e mbyllur pjesën e parë me dy pikë më shumë me tabelën elektronike që tregonte shifrat 55-52. Në periodën e tretë edhe pse Warrios shkoi deri plus 9 pikë, gjithçka u kthye në baraspeshë, me Davis që realizoi koshin e fundit të kësaj periodë për rezultatin 71-71. Vetë Davis u evidentua si talenti më produktiv në fushë me 26 pikë të shënuara, 3 asiste dhe 10 ribaunde por nuk mundi të shmangte humbjen e Pelicans, ku përfundimisht rezultati u fiksua në 97-87 për Warrios, që kryesojnë 2-0 serinë 7 ndeshjeve të “Play-Off” , me sfidën e radhës që do të zhvillohet më 23 Prill në New Orleans. Ndërkaq, Edhe Chicago Bulls arriti të koleksiononte fitoren e dytë ndaj Milwaukee Bucks, ku më i miri për Bullsat spikati Butler me 31 pikë, 2 asist dhe 9 ribaunde. “Play-off” e konferencave vazhdojnë ende
KOHA JONË SONDAZH

