NBA, Chicago korr fitoren e tretë radhazi ndaj Milwaukee

Pas dy humbjeve radhazi në fushën e Chicago Bulls, Milwaukee Bucks shpresonte të ndryshonte shifrat me një sukses në shtëpi, por edhe në sfidën e tretë Bucks nuk mundën t’i thyenin Bullsat, që fituan sërish 106-113 në kohën shtesë, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në çerekfinalet e Konferencës së Perëndimit. Milwaukee e nisi keq takimin, me miqtë që shkuan plus 6 pikë brenda pak minutash, gjithsesi perioda e parë u mbyll në baraspeshë të plotë 27-27. Starti i periodës së dytë ishte fantastik për Bucks, që me një rezultat të pjesshëm 22-4, falë edhe një trepikëshi të Jared Dudley, krijuan një diferencë prej 18 pikësh. Mirëpo Bulls reaguan shumë shpejt dhe me një rezultat të pjesshëm 18-4, e mbyllën pjesën e parë me vetëm 4 pikë më pak, me tabelën elektronike që shënonte 53-49.

Në periodën e tretë Bucks humbën terren, ndërsa Bulls pasi shënuan 8 pikë radhazi morën kontrollin në sfidës. Rose i asistuar nga Gasol realizoi një trepikësh për Bulls, në fund të periodës së tretë, që u mbyll 67-74.

Perioda e fundit ishte dramatike, pasi Buck me një rezultat të pjesshëm 11-0 morën avantazhin, por gjithçka përfundoi në barazim 95-95. Në kohën shtesë u ndje presioni i Bucks, që e panë veten në dis-avantazh deri -10 pikë. Sfida u mbyll 106-113. Derrick Rose i Chicagos rezultoi më i miri në parket me 34 pikë, 8 assiste dhe 5 ribaunde. Përballja e katërt do të luhet këtë të shtunë në Milwaukee dhe në rast suksesi Bulls do të siguronin çerekfinalen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia ka treguar se pas kryesimit 3-0 ka qenë e pamundur që skuadra kundërshtare të fitojë 4 takime radhazi. Në takimet e tjera të mbrëmjes Cleveland Cavaliers triumfoi në ndeshjen e tretë radhazi ndaj Boston Celtics me shifrat 103-95. Po ashtu edhe “Golden State” në fushën e New Orleans Pelicans, duke fituar 123-119, por pas kohës shtesë, në një ndeshje plot emocione.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?