NBA, Damian Lillard është basketbollisti i momentit që po njeh shkëlqim

Damian Lillard është lideri i Portland Trail Blazzers, falë një tjetër paraqitjeje fantastike të 24-vjeçarit amerikan. Skuadra e drejtuar nga trajneri Terry Stotts arriti fitoren 4-ët radhazi në NBA pasi mundi në Staples Center, Los  Angeles Lakers me rezultatin 106-94. Ishte pikërisht Lillard heroi i Portlandit në këtë takim pasi basketbollisti i lindur Oakland koleksionoi në total 34 pikë, 7 asiste dhe 3 rebound. Lakers-at pa liderin e tyre Kobe Bryant të dëmtuar, e kishin shumë të vështirë t’'i bënin rezistencë formacionit nga Oregoni dhe Blazzers falë edhe një trepikëshi të realizuar nga Lillard mori kryesimin 9-2 që në fillim. Ëesley Johnson i cili e mbylli ndeshjen me 17 pikë gjithsej si dhe shënoi një dypikësh që i ngushtoi shifrat në 11-9, në mesin e periodës së parë. Johnson me një gjuajtje të saktë këtë herë për tre pikë kaloi Lakers përpara me shifrat 43-40 në periodën e dytë, por miqtë nga Portlandi reaguan menjëherë dhe e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 50-45 në favor të tyre. Në periodën e tretë një trepikësh i Ëesley Mattheës e çoi rezultatin në 65-60, për skuadrën nga Oregoni, ndërkohë që Tarik Black's barazoi shifrat në 69-69 pak çaste më vonë. Por që nga ky moment nisi edhe dominimi i Portlandit që një falë finalizimi të saktë të Lillard dhe një rezultati të pjesshëm 15-7 mori kryesimin 84-76. Miqtë administruan shumë mirë rezultatin deri në fund dhe e mbyllën ndeshjen me fitoren e tyre në shifrat 106-94. Në takimet e tjera të Nba spikat suksesi i Miami Heat në transfertë përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 104-90. Chris Bosh me 34 pikë dhe 7 topa nën tabelë ishte më i miri për skuadrën nga Florida në këtë sfidë. Vazhdon momenti i mirë edhe për  Atlanta Hawks. Formacioni nga Georgia siguroi fitoren 8-të radhazi pasi arriti të mposhtë lehtësisht Washington Wizards 120-89. Vijon rënia për Cleveland Caviliers, pasi skuadra nga Ohaio pësoi humbjen e pestë radhazi, duke qenë se  u mund në “Sleep Train Arena” nga Sacramento Kings me rezultatin 103-84. Pas një ndeshjeje spektakolare ku nevojitën të luheshin dy kohë shtesë Memphis Grizzlies kaloi Phoenix Suns me shifrat 122-110 falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të Zac Randolph e realizoi në total 27 pikë 17 rebound dhe 4 asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?