NBA, kalon New Orleans në “Play-off”

NBA po futet në një fazë interesante dhe po dhuron emocione. New Orleans Pelicans siguruan zyrtarisht një vend në “play-off”, pasi mundën 108-103 ekipin e San Antonio Spurs në NBA. Anthony Davis që ishte më i miri për të tijtë në parket me 31 pikë. Në takimin e luajtur në Louisiana, vendasit kërkonin të kualifikoheshin për herë të parë në “play-off”, që prej vitit 2011 dhe fillimi ishte i mbarë për ta, teksa Davis me 10 pikë në periodën e parë ndihmoi skuadrën të udhëhiqte 27-18 mbi parket. Një rezultat i pjesshëm 5-1 në dy minutat e fundit të pjesës, bëri që New Orleans të shkonte në pushim me shifrat 32-19. Epërsia e vendasve u zgjat në +20, në minutën e parë të pjesës së dytë ndërsa para pushimit tabela elektronike shënonte rezultatin 63-47 për ekipin nga Louisiana. Në fillimin e periodës së tretë Boris Diaw ndihmoi San Antonion të afrohej në -10 pikë ndërkohë që rezultati vazhdoi të reduktohej më tej, me Parker, që falë 23 pikëve të tij në të këtë ndeshje, shkurtoi diferencën në 83-76. Spurs vazhduan të besonin në një përmbysje dhe para pushimit u afruan deri në 82-86, por Pelicans zgjatën sërish epërsinë në +9. Një goditje e saktë e Eric Gordonit çoi rezultatin në +11, ndërkohë që Spurs provuan të afroheshin dhe njëherë tjetër në fundin e periodës por Pelicans rezistuan duke fituar 108-103 duke thyer pas 11 fitoreve radhazi San Antonion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?