NBA, nuk ndalet as nga rivalët Atlanta Hawks

NBA po futet në një fazë interesante ku ekipet pretendente janë duke hedhur hapa të sigurtë drejt trofeut. Atlanta Hawks konfirmoi se është ajo skuadra më e mirë e kampionatit amerikan të basketbollit, përkëtë sezon. Në përballjen mes dy ekipeve që aktualisht po udhëheqin konferencat respektive, Hawks treguan edhe një herë se këtë sezon vështirë se dikush mund ti ndalë. Një takim epik, që mund të cilësohet edhe si më spektakolari i vitit, kundër një “Golden State”, që me të drejtë po dominon në perëndim. Në “Philips Arena” sfida nisi më mirë për ekipin e Steve Kerr me “Splash Borthers” Curry dhe Thomson në formë fantastike, megjithatë pikët e Teague rivendosën ekuilibrat me dy pjesët e para të cilat përfunduan në baraspeshë të plotë 52-52. Fraksioni i 3-të ri-zgjoi Paul Millsap i cili me pikët e tij e dërgoi në +10 diferencën për ekipin nga Georgia, por Thomson e Curry me goditjet e tyre përtej harkut e rikthyen në lojë skuadrën e Warriors, Në pjesën e fundit, stoli i Atlantës i dhuroi ekipit të Budenholzer shkëputjen vendimtare, ku falë pikëve të Scott, Hawks-at nuk i dhanë më mundësinë e rekuperimit Golden State-t. Në fund gjithçka përfundoi me rezultatin 124-116 në favor të Atlantës, në një duel që fare mirë mund të përsëritet në Qershor, aty ku çmimi në tavolinë do të jetë shumë më i madh. San Antonio mposhti pa shumë vështirësi 98-85 skuadrën e Majemit, falë pikëve të Kawhi Leonard. Lojtari më i mrië i finaleve të vjetshme realizoi 24 pikë duke qenë udhëheqësi i ekipit të Greg Popovich. Teksanët regjistruan fitoren e 5-të në 6 takimet e fundit duke ri-gjetur ritmin e duhur këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?