NBA, vazhdon marshimi i Phoenix Suns dhe Portland

Në NBA, kryesuesit e Divizionit të Veriperëndimit, ekipi i Portland Trail Blazers, vizitoi në Arizona ekipin e Phoenix Suns, që falë mbështetjes së publikut vendas fituan me rezultatin 118 – 113. Një ndeshje plot emocione, që në fillim.  Eric Bledsoe mori një pasim nga Dorell Wihgt i dha avantazhin 14-11 Phoenix, vetëm katër minuta nga starti i takimit. Pak çaste më vonë rezultati u barazua në 18-18, por një rezultat i pjesshëm 12 – 0 i dha avantazhin 40-29 vendasve, në fund të periodës së parë.   Miles Plumlee e çoi në 22 pikë diferencën në periodën e dytë, por Portland e rriti ndjeshëm ritmin, me pjesën e parë që u mbyll me shifrat 66-52. Sfida mes tyre u bë edhe më e nxehtë në periodën e tretë, ku Damian Lillard  e ngushtoi në 12 pikë diferencën dhe tabela elektronike shënonte shifrat 78-66, ndërsa pak çaste më vonë një trepikësh i Goran Dragiç e rriti sërish në 15 pikë diferencën në favor të “Suns”.  Në fund të periodës së tretë, që u mbyll 91-76, Wesly Mattheës i duk sikur i ktheu në lojë “Blazers”, të cilët tentuan gjithçka edhe në periodën e katërt. Portland arriti të merrte avantazhin deri plus 5 pikë në mesin e kësaj periode, pasi rezultati shkoi  105 – 110, por që nga ky moment “Blazers”  humbën terren me Phoenix, që arriti të merrte fitoren e katërt radhazi. Lojë e shkëlqyer e Eric Bladsoe, që shënoi 33 pikë, dha 6 asiste si dhe kontrolloi 10 topa në tabelë. Në “US Airwayes Center” të Arizonës shkëlqeu edhe Isaiah Thomas, që realizoi 27 pikë, ndërsa miqve nuk u mjaftuan 27 pikë të Nicolas Batum, që dha gjithashtu 5 asiste dhe kontrolloi 10 topa nën tabelë.  Në sfidat kryesore të mbrëmjes së djeshme Cleveland Cavaliers, të udhëhequr nga Lebron James, mposhtën 106 – 92 Utah Jazz, ndërsa Atlanta Haëks kaloi 110 – 91 Idiana Pacers.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?