Ndalet Mançester Siti, Çelsi “keqtrajton” Arsenalin

Zouma dhe Hazarad bënë që trajnerin Jose Mourinho t’i rikthehet buzëqeshja, në Premier League. Kjo pasi Çelsi fitoi 2-0 ndaj Arsenalit, falë golave të tyre gjatë pjesës së dy të. Trajneri portugez nuk kurseu ironitë pas ndeshjes për homologun e tij te Arsenali, Venger. Paulista dhe Cazorla u ndëshkuan me karton të kuq gjatë kësaj ndeshje, duke e lënë Arsenalin më 9 lojtarë në fund. Kampionët në fuqi të Anglisë me këtë fitore u ngjitën në kuotën e 7 pikëve. Arsenali ka 10 pikë. Edhe Mançester Siti, pas pesë fitoreve radhazi, humbi 1-2 me Uest Hem. Mançester Junajtid përballet sot me Saothampton dhe në rast fitoreje do të barazohet me pikë me kryesuesit e kampionatit anglez.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?