U ndërpre për 20 minuta ndeshja Gjermani-Danimarkë, arbitri anglez trembet nga rrufeja
Arbitri anglez Michael Oliver ka ndërprerë ndeshjen Gjermani-Danimarkë në minutën e 35-të, pasi pa një rrufe shumë të fortë mbi stadium, ndërkohë që në qytetin e Dortmundit është paralajmëruar një stuhi e madhe. Stuhia u shoqerua me breshër në fushë dhe erë e stuhishme.
Ndeshja ka rifilluar, pas vendimit të arbritit anglez. Pothuaj 20 minuta ndeshja u ndërpre. Tani ka mbaruar pjesa e parë e ndeshjes.
Pjesa e dytë Gjermania ka shënuar dy herë, pra 2-0.