Ndeshja Flamurtari – Teuta, Prokuroria e Vlorës nis hetimet

Një ndeshje futbolli shkon në dyer e prokurorisë, pasi pretendohet se është konsumuar vepër penale. Ndeshja e javës së 19- të, e vlefshme për Kategorinë Superiore, Flamurtari-Teuta, ka përfunduar në prokurorinë  e qytetit të Vlorës, pasi dyshohet për paracaktimin e rezultatit të kësaj sfide. Ndeshja minutëshi i përfunduar me fitoren e Flamurtarit 2-1, solli reagimin e drejtuesve të klubit vlonjat, të cilët kanë mbetur të befasuar nga loja dhe toleromi i skuadrës mike, në minutat e fundit. Administratori i klubit Flamurtari, Sinan Idrizi që ka ngritur gishtin e akuzës, madje edhe në daljet për shtyp, duke kërkuar një hetim për gjithçka ndodhi në fushë, sidomos në 5 minutat e fundit.  Prokuroria e qytetit të Vlorës që ka nisur hetimet, duke marrë në analizë 95 minutat e zhvilluara në fushë, si dhe duke konfiskuar kasetat nga kamerat e sigurisë në stadiumin Flamurtari. Prokuroria e qytetit të Vlorës i paraprin hetimit të komisionit të disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pa marrë parasysh nevojën e ndonjë kallzimi penal apo akuze të ngritur nga palët. Ky nuk është rasti i parë kur një ndeshje futbolli përfundon nën hetim, por në të gjitha rastet e kaluara, hetimi është mbyllur pa dhënë një pretencë. Në këtë rast, duket edhe më e çuditshme që të pakënaqur kanë mbetur ata që e fituan ndeshjen, pra vlonjatët, të cilët megjithatë akuzojnë se nuk mund të pajtohen me atë që ndodhi në fushë. Edhe ndeshja tjetër Laçi-Partizani është kontestuar nga ana e  tifozëve të Partizanit. Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga prokuroria e këtij qyteti, për hetim të ndeshjes.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?