Ndeshja kundër Lazios, trajneri i Milanit flet për gjendjen e Ardon Jasharit

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka folur për gjendjen e Ardon Jasharit para ndeshjes kundër Lazios. Sipas tij, fokus i vëmendjes nuk është vetëm të shohë aftësitë e Jasharit, por edhe gjendjen e tij fizike.

“Dua të shoh gjendjen e tij fizike, sepse të mos harrojmë se kur ai mbërriti, kishte qenë jashtë fushave për dy muaj. Ai luajti 45 minuta, pastaj u lëndua dhe tani ka qenë përsëri jashtë për dy muaj. Jam gjithashtu kurioz të shoh nivelin e tij të fitnesit”,-tha Allegri.

Trajneri po konsideron disa ndryshime në formacion dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si test për Jasharin, i cili po kërkon të rikthehet në ritmin e lojës pas lëndimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?