Ndeshja me Poloninë, ja rrugët ku sot nuk mund të lëvizni më me makinë në Tiranë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë, në kuadër të grupit E kualifikues për “Euro 2024”.

Sfida që zhvillohet në “Air Albania” të Tiranës ka bërë që edhe policia e kryeqytetit të tregojë planin e masave për këtë përballje. Blutë kanë njoftuar rrugët që do bllokohen.

Hyrja e tifozëve në stadium do bëhet pas kontrollit në disa pika, duke nisur nga ora 15:00. Blutë tregojnë edhe ‘burgun’ për hedhjen e sendeve të forta dhe të palejuara në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

Swiss Digital Mobile Reklama

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?