Ndeshja me Shqipërinë, vajzat franceze priten nga ambasada e tyre në Tiranë
Franca ka mbërritur në Tiranë. Para ndeshjes së nesërme Shqipëri-Francë, për futbollin e femrave, përfaqësuesja franceze e futbollit të femrave ka vizituar ambasadën e Francës në Tiranë në prag të ndeshjes eliminatore Shqipëri-Francë, që do të luhet në “Qemal Stafa”.
Delegacioni i ekipit kombëtar ka shprehur solidaritet me popullin francez pas akteve terroriste që ndodhën më 13 nëntor në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Në shenjë respekti ju dorëzua edhe një fanellë e kombëtares shqiptare me mbishkrimin “Liberte, egalite, fraternite”.
KOHA JONË SONDAZH

