Ndeshja ndaj Sheriff Tiraspol për Interin vlen plotë 20 milionë euro

3 ndeshje nga fundi, situata në Grupin D në Champions League është ende e hapur. Real dhe Sheriff Tiraspol, janë në krye me 6 pikë, të ndjekur nga Inter me 4 dhe Shakhtar me 1

Duke marrë në konsideratë parashikimet, moldavët janë surpriza më e madhe deri më tani, edhe pse zikaltërit arritën që të merrnin 3 pikët në Milano. Nëse do të arrihet një tjetër sukses në Tiraspol., atëherë mund të hapen dyert e kualifikimit për Interin.

Kualifikimi në Champions do të ketë ndikim të madh edhe në llogarit e klubit zikaltër. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për të paktën 20 milionë euro, që Interi i përfiton në rast kualifikimi, pa llogaritur rezultatet e mundshme pozitive që shtojnë edhe të ardhura të tjera.

Kalimi i fazës së 1/8-ve ven 9.6 milionë euro, i çerekfinaleve 10.6, në gjysmëfinale 12.5 dhe më pas finalja 15.5, me 4.5 bonus në rast suksesi. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP