Ndeshja Norvegji-Angli rrezikon të shtyhet, ja çfarë po ndodh. Temperatura 32 gradë deri në 44 gradë në fushë!

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Botës 2026 mes Norvegjisë dhe Anglisë, e planifikuar të zhvillohet në Hard Rock Stadium në Miami, rrezikon të shtyhet për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë jugun e Floridës.

Sipas raportimeve të Sky Sport dhe Daily Mail, FIFA po shqyrton mundësinë e shtyrjes së orarit të fillimit të takimit, pasi autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të lartë nga i nxehti ekstrem.

Parashikimet meteorologjike tregojnë se gjatë orarit të ndeshjes temperaturat do të luhaten nga 29 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ndjeshme mund të arrijë deri në 44 gradë Celsius, duke krijuar kushte të vështira për futbollistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë situatë ka reaguar edhe FIFPRO, organizata që përfaqëson futbollistët profesionistë në mbarë botën. Sipas rekomandimeve të saj, ndeshjet duhet të shtyhen ose të riplanifikohen nëse temperatura lokale kalon 28 gradë Celsius, derisa kushtet të jenë të sigurta për zhvillimin e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në këtë moment, FIFA nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për shtyrjen e ndeshjes, ndërsa priten përditësime në orët në vijim për të mësuar nëse sfida mes Norvegjisë dhe Anglisë do të zhvillohet sipas planit apo do të ndryshojë orari për shkak të kushteve atmosferike.

Akoma nuk ka një vendim të saktë ndonëse stadiumi është plot dhe ekipet në dhomat e tyre në stadium.

An infographic titled "Major Heat Risk" shows a heat risk map of South Florida, highlighting major risk areas such as Miami, Fort Lauderdale, and Key West. The map uses colors to indicate heat risk levels: yellow for low risk, orange for minor risk, dark orange for moderate risk, and red for major risk. It explains the major heat risk includes increased likelihood of heat‑related illnesses. Suggested safety actions include drinking plenty of water, wearing light clothing, and checking on neighbors. A warning at the bottom advises checking weather.gov/miami for updates.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?