“Ndeshje e shitur me Armeninë?!”, ekzaltohen serbët: Shqipëria të përjashtohet
Një deklaratë e beftë e presidentit të Federatës të Futbollit Armen, Ruben Hayrapetyan, se disa lojtarë armenë e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë dhe se shpejt do t’i gjejnë se kush janë ata, ka bërë që serbët të ekzaltohen nga mundësia se gjoja Shqipëria mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian “France 2016”.
Kështu, mediat serbe shkruajnë sot se ka filluar hetimi për shitjen e ndeshjes me Armeninë, të cilën e fitoi Shqipëria, prej nga siguroi edhe kualifikimin për “Euro 2016”.
Duke bërë gjithashtu presion që hetimet të marrin hov dhe sipas tyre, të dalë në pah në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga “Euro 2016”.
KOHA JONË SONDAZH

