Ndeshjet e fundit në Champions, Junajtid “betejë” me Volsburg për një biletë
Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të UEFA Champions League. Pritet të jetë plot emocione dhe spektakël beteja mes 6 skuadrave që synojnë tre biletat e fundit për në fazën tjetër. Betejat më të fortë do të jenë në përballjen direkte Volsbug – Man Utd, Olimpiakos – Arsenal dhe Chelsea – Porto. Vëmendja ditën e parë është përqendruar në supersfidën e Gjermanisë, në Grupin B, mes Volsburg dhe Manchester United.
Djajtë e kuq humbën vendin e parë, pas barazimit 0-0 brenda në shtëpi, ndaj PSV Eindhoven, ndërsa tashmë kërkojnë vetëm fitore në shtëpinë e kryesuesve nëse duan kualifikimin. Skuadra e Luis Van Gal ndodhet nën presion, pasi holandezët kanë një përballje më të lehtë në letër brenda në shtëpinë e tyre, ndaj CSKA-së së Moskës. Nga ana tjetër, të ashtuquajturit “ujqërit” u duhet vetëm një barazim për kualifikimin. Mançester United vjen nga një barazim 0-0, brenda në shtëpi, gjatë fundjavës me Uest Hem, dhe nuk do të ketë në këtë sfidë shërbimet e Markos Rojo, Ander Herrera, Fil Xhons qe iu bashkëngjiten mungesave të gjata të Luk Shaw dhe Antonio Valencia.
Ndërkohë Uejn Runi është duke luftuar me kohën pas problemeve në kyçin e këmbës. Mcnair dhe Schneiderlin janë në dyshim, ndërsa më pak të “nxehta” shihen sfidat e tjera Sevilla Juventus, Mancester City – Borusia Monchengladbah dhe Real Madrid – Malmo. Kjo për faktin se të mëdhatë e kanë siguruar më shpejt kualifikimin, ndërsa të mërkurën do të luhet edhe ndeshjet e tjera të Champions League.
Champions League
Grup A – E martë (20:45)
PSG -Shakhtar D.
Real M. – Malmoe
Grupi B
PSV – CSKA M.
Volfsburg – Manchester U.
Grupi C
Benfica – Atletico M.
Galatasaray – Astana
Grupi D
Manch. C. – Borusia M.
Sevilla – Juventus
E mërkurë – Grupi E
Bayer L. – Barcelona
Roma – BATE B.
Grupi F
Dinamo Z. – Bajern M.
Olimpiacos – Arsenal
Grupi G
Chelsea – Porto
Dinamo K. – Maccabi T.
Grupi H
Gent – Zenit St. P.
Valencia – Lion
KOHA JONË SONDAZH

