Ndëshkim “përkëdhelës”, Cristiano Ronaldo pezullohet vetëm dy javë

Si mund të luhej kampionati spanjoll pa Cristiano Ronaldon në fushë. Edhe pse gjesti i tij ishte i dënueshëm dhe rregullorja parashikonte deri në 12 javë pezullim, Ronaldo i ka shpëtuar mirë masës ndëshkuese nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit Spanjoll. Ylli i Real Madridit për shqelmin që ia dha lojtarit të Cordobas, Edimar, u ndëshkua me kartonin e kuq, si dhe do të vuajë vetëm dy ndeshje pezullim. Ai do të mundojë në ndeshjet e ardhshme ndaj Real Sociedadit dhe Sevillas. Ky shihet si një ndëshkim i lehtë për Cristianon, ndërkohë që pavarësisht se ai u kritikua mbi gjestin, e pranoi më pas gabimin dhe kërkoi publikisht falje për Edimar.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?