“Ndeshu me kampionen e femrave”, mbreti i Youtube i përvishet presidentit të UFC
Po flitet shumë për “ftesën” që Jake Paul i bëri Conor McGregor për t’u ndeshur së bashku dhe që nga publikimi i videos ka patur reagime të shumta. Në videon e parë, amerikani nuk i kurseu fyerjet ndaj tij apo dhe presidentit Dana White, i cili është i vetmi që ka reaguar ditën e djeshme.
Presidenti i UFC-së deklaroi se ai dëshiron ta shikojë yllin e “Youtube” të luajë kundër kampiones së femrave, Amanda Nunes. Nuk kishte si të mungonte një kundërpërgjigje nga Paul, i cili po ngulmon shumë që kjo përballje me Conor të bëhet realitet.
“Dana White, më lër ta kuptoj logjikën tënde. Ti the që unë nuk do të ndeshem me Conor McGregor, pasi ai “është një nga boksierët më të mëdhenj në botë” dhe unë jam vetëm një personazh “Youtube”. Ti më ftove që të ndeshem me Nunes, e cila në fakt është një kampione e vërtetë.
Nuk ka asnjë person në këtë botë që mund ta promovojë më shumë se sa unë UFC-në. Ndoshta bota nuk e di, por kompania jote nuk po punon edhe aq mirë. Ti e di shumë mirë se unë jam ai boksier që ti mund të bësh para ose nëse Khabib rikthehet në ring”, deklaron Jake në video.
Jake Paul blasts Dana White for wanting Amanda Nunes to Knock him out : “I am the biggest money fight unless Khabib comes out of Retirement”
.
.
.#jakepaul #danawhite #conormcgregor #khabib #amandanunes #ufc #mma #boxing pic.twitter.com/K5i8kRKsLe— RED CACHE (@redcachenet) December 16, 2020
/abcnews.al