“Ndizet” Championsi, sonte në mbrëmje luhet Derbi i Madridit
Champions League futet në një fazë të nxehtë, pasi sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve. Spikat mbi të gjitha derbi i Madridit, Real-Atletico në Santiago Bernabeu.
Atletico Madridi kërkon të bëjë surprizën në këtë përballje dhe të thyejë dominimin e Realit në Champions. Dhimbjet e kokës janë shtuar për trajnerin Ancelotti që duhet të bëjë llogaritë me një infermieri të mbushur. Carvajal, Ceballos dhe Militao janë të dëmtuar ndërsa Bellingham është i pezulluar.
Te Atletico Madrid nuk do të jenë vetëm Azpilicueta dhe Koke. Në takimet e tjera, PSV kërkon të bëjë një tjetër surprizë këtë herë përballë Arsenalit. Dortmund përballet me francezët e Lille ndërsa Club Brugge pret Aston Villa.

KOHA JONË SONDAZH

