Ndjesia e një refugjati sirian që pritet në “Bernabeu”, si tifoz i Realit

Refugjatë të shumtë të prekur nga lufta në Siri, janë dyndur vitet e fundit drejt Europës për t’i shpëtuar vdekjes.

Por ata janë edhe tifozë e dashamirës futbolli, ashtu si njerëzit e tjerë kudo në botë që kanë fatin të jetojnë në paqe.   

Real Madrid ka bërë një gjest të mrekullueshëm, duke pritur në zyrat e klubit refugjatët sirianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uosama, Zied dhe Mohammad janë pritur në muzeun e Realit nga presidenti Florentino Perez, të cilët thonë se tashmë u është plotësuar ëndrra e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ëndrra është bërë realitet. Unë e dua Real Madridin. Kjo është skuadra ime dhe e tërë familjes. Jam shumë i lumtur me mikpritjen që më është bërë nga presidenti. Në Siri ne ëndërrojmë të shohim Realin dhe tashmë kjo është bërë realitet. Jam shumë i lumtur”, tha Uosama për faqen zyrtare të Realit.

E si mund të përjetohej ndryshe ky moment nga një fëmijë që mban veshur fanellën e Ronaldos me shokë, në ambjenet e klubit më të madh në botë dhe pranë drejtuesve të Realit të Madridit?

Ky gjest i klubit mbretëror është lavdëruar shumë nga mediat spanjolle dhe ato evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?