Ndodh dhe kjo, ikin dritat gjatë ndeshjes Teuta-Tirana në Durrës
Një situatë e pazakontë ka shoqëruar minutat e para të sfidës Teuta-Tirana, e vlefshme për javën e dytë të Abissnet Superiore.
Ndeshja, që po zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, është ndërprerë përkohësisht për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në impiant.
Arbitri ka vendosur të pezullojë sfidën për disa minuta. Pas zgjidhjes së problemit, pritet që ndeshja të vijojë normalisht, me të dyja skuadrat që synojnë të marrin rezultat pozitiv në javën e dytë të kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

