Ndodh dhe kjo/ Irlanda futet në fushë sonte për të humbur ndaj Holandës, ja arsyeja

Kualifikueset e Kampionatit Europian janë bërë më interesante që kur ka hyrë në garë edhe Liga e Kombeve, e cila u lë gjithsesi një mundësi skuadrave që nuk kalojnë direkt nga grupi që të sigurojnë një vend në fazën finale të turneut.

Gjithsesi sjell dhe përllogaritje shumë të ndërlikuara të cilat kanë kthyer në farsë një nga ndeshjet që do të luhet sot në Grupin B të kualifikueseve.

Holanda pret sot në fushën e saj Irlandën në Amsterdam, për të synuar një fitore për të qenë e sigurt se nuk kalohet nga Greqia për vendin e dytë në grup, meqë skuadrat kanë pikë të barabarta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Irlanda zbret sot në fushë me idenë e qartë se për të patur shanse që të shkojë në Europian, i duhet që të humbasë. Irlandezët nuk kanë mundësi kualifikimi direkt nga grupi i tyre, por nga Liga e Kombeve ku pjesëmarrja në play-off përcaktohet nga renditja e përgjithshme në këtë turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meqë Holanda është një nga skuadrat që renditet sipër tyre dhe Greqia që renditet poshtë në rast kualifikimi nuk i liron një vend në play-off, u intereson shumë që “tulipanët” të vazhdojnë më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?