Ndodh dhe kjo, talenti i Celtic debuton me kufje në vesh!

Celtic kishte shumë mungesa në sfidën e së hënës ndaj Hibernian dhe në këtë duel u aktivizuan shumë lojtarë të rinj. Armstrong Oko-Flex do ta kujtojë për shumë gjatë debutimin e tij për gjigantin skocez, Celtic. Lojtari 18-vjeçar bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën në barazimin 1-1 kundër Hibernianit.

Por Oko-Flex duket se ishte shumë i emocionuar me debutimin e tij dhe kishte harruar t’i largonte nga veshi  kufjet “AirPod-sat”. Lojtari po bëhej gati të futej në fushë, mirëpo më pas e kuptoi se kishte të vënë në veshin e tij AirPod-sat.

Debutimi i tij pushtoi rrjetet sociale, me Oko-Flex që me siguri ishte duke dëgjuar ndonjë muzikë frymëzuese para debutimit. Irlandezi Oko-Flex u aktivizua në minutën e 61-të duke dhënë impaktin e tij në këtë sfidë. Mes mungesave të shumta të Celtic në këtë ndeshje ishte edhe ajo e sulmuesit me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën Albian Ajeti!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?