Ndryshimet e mëdha në Champions, Duka: Do vendosim me 17 qershor!

Champions League pritet që të rifillojë në muajin gusht, teksa vendimi përfundimtar do të merret më 17 qershor.  Armand Duka ka folur rreth kësaj teme për Radio “Punto Nuovo”. Presidenti i FSHF-së, njëkohësisht edhe anëtar i bordit të UEFA-s, tregon ndryshimet që mund të ndodhin.

“Jam shumë i kënaqur që futbolli italian rikthehet sot me një ndeshje shumë interesante: Juventus-Milan. Shpresoj që të përfundojë kampionati, rregullat në Itali janë pak të rrepta, por shpresojmë që ky sezon të përfundojë. Final 8 në Lisbonë? E kam lexuar lajmin në gazeta, por nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Grupet e punës po merren me këtë gjë dhe vendimi zyrtar do të merret më datë 17 qershor. Nuk e di nëse do të luhet Champions League në Lisbonë, ka diskutime të ndryshme për këtë temë. Një prej tyre është e ardhmja e këtij kompeticioni: po mendojmë të luhet një ndeshje teke, jo më dy për t’u kualifikuar më tej.

Ende nuk ka asgjë zyrtare. Gushti do të jetë muaji i Champions League, gjithashtu ai i eliminatoreve për sezonin e ardhshëm. Ndoshta mund të luhen ndeshje teke, kështu mund të ndodhë edhe në Europa League.

Riformatimi i Champions League? Parashikohet një ndryshim për kualifikueset e radhës. Mund të zhvillohet një ndeshje teke nga faza çerekfinale e më tej. Do të diskutohet gjithçka më 17 qershor, veçanërisht se si do të përfundojnë kompeticionet e këtij viti“, u shpreh Armand Duka.

SHKARKO APP