Ndryshon renditja në Superligën shqiptare

Java e 14-të në Superligën shqiptare, nuk kishte surpriza të mëdha. Partizani nuk e lëshon kreun as pas kësaj jave, pasi mban vendin e parë me 27 pikë, 2 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Në vendin e tretë është ngjitur Egnatia, me 23 pikë, ndërsa katërshja e parë plotësohet nga Dinamo City, me 21 pikë. Elbasani, me barazimin ndaj Tiranës, është ngjitur në kuotën e 18 pikëve, në vendin e pestë, para Teutës, që mban vendin e gjashtë. Tirana mbetet e shtata me 15 pikë, ndërsa ndjekin Skënderbeu me 13 pikë, Laçi me 12 pikë dhe Bylis i fundit me 10 pikë.

SHKARKO APP