Ndryshon situata e disa lojtarëve të United pas largimit të Amorim

Ndryshimi në pankinë ka gjithmonë ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e merkatos së një klubi, veçanërisht në Premier League, ku trajneri ka rol menaxherial dhe ndikon në strategjinë sportive. Për këtë arsye, shkarkimi i Ruben Amorim nga Manchester United pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në të ardhmen e disa lojtarëve të skuadrës.

Një nga emrat më të diskutuar është Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, por gëzonte besimin e Amorim. Ende mbetet e paqartë nëse trajneri i ri do ta konsiderojë pjesë të projektit apo nëse statusi i tij në skuadër do të ndryshojë.

Situata ka ndryshuar edhe për Kobbie Mainoo. Mesfushori i ri ishte lënë jashtë planeve të Amorim dhe shihej si kandidat serioz për huazim, me Napolin që kishte nisur të monitoronte nga afër zhvillimet. Me ardhjen e trajnerit të ri, Mainoo dëshiron të provojë shanset e tij për të fituar hapësira në formacion dhe mund të qëndrojë në “Old Trafford”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Bruno Fernandes ishte shumë i lidhur me Amorim dhe u shpreh i zhgënjyer për largimin e tij. Në një intervistë, portugezi ka pranuar se kishte ndjesinë se klubi po mendonte ta shiste, por nuk donte të shkonte kundër dëshirës së trajnerit të tij bashkatdhetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pikëpyetje mbetet edhe e ardhmja e Marcus Rashford, i cili aktualisht është i huazuar te Barcelona. Klubi katalanas nuk duket i prirur ta blejë përfundimisht në fund të sezonit, çka mund ta rikthejë sulmuesin anglez në Manchester, në një realitet të ri, pa praninë e Amorim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?