Ndryshon situata e Hysajt te Napoli, shkodrani mund të qëndrojë

Situata e Elseid Hysaj nën drejtimin e Gennaro Gattusos ka ndryshuar ndjeshëm. Mbrojtësi po gjen më shumë hapësira dhe duke iu referuar fjalëve të agjentit të tij, gjasat që Hysaj të largohet nga Napoli janë të pakta.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, së fundmi ka folur në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të djathtë dhe të dy klientëve të tjerë që ka në skuadrën e Napolit.

“Gjërat kanë ndryshuar me Gattuson si trajner. Kemi biseduar edhe me klubin në lidhe me situatën. Po diskutojmë në lidhje me rinovimet e kontratave të Di Lorenzo dhe Mario Rui.

Është një grup fantastik, të gjithë vrapuan për të përqafuar trajnerin pas vërshëllimës së fundit në finalen e Kupës. Treguan se sa shumë e duan dhe Gattuso meriton gjithë dashurinë e kësaj bote”, është shprehur Giuffredi në lidhje me Hysajn për “Radio Kiss Kiss”.

SHKARKO APP