Ndryshon skenari i Kumbullës tek Interi, nëse vjen Vertonghen …

Marash Kumbulla mbetet një nga objektivat e Interit në merkato. Mbrojtësi shqiptar ka arritur që të spikasë që në sezonin e parë në Seria A, duke rënë në syrin e vëmendjes së drejtues zikaltër.

“Tuttosport” së fundmi raporton se kalimi i tij në Milano mund të shtyhet me një tjetër vit. Interi po mendon të afrojë me kosto zero Vertonghen nga Tottenham. Në këtë mënyrë afrimi i tij, mund të bënte që zikaltrit, ta huazojnë edhe për një tjetër sezon te Verona, për të fituar edhe më shumë eksperiencë.

Gjithsesi zikaltrit duhet të nxitojnë pasi edhe Lazio, Juventus dhe Napoli janë të gatshme që të tentojnë afrimin e mbrojtësit shkodran. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP