Ndryshon stadiumi dhe ora, ja kur do të luhet Skënderbeu-Dinamo City
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamo City ka pësuar ndryshime sa i përket stadiumit dhe orarit të zhvillimit.
Komisioni i Ligave dhe Garave pranë FSHF-së, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për këtë përballje të vlefshme për fazën e parë të kampionatit.
Sfida do të zhvillohet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Fillimisht, takimi ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, në orën 18:30. Megjithatë, pas ndryshimit të miratuar nga FSHF-ja, skuadrat do të përballen në Elbasan.
Ndërkohë, në fazën e dytë të kampionatit, rolet do të ndryshojnë. Dinamo City do të presë Skënderbeun në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”, sipas programit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Kështu, përballja e parë mes dy skuadrave do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa sfida e kthimit do të zhvendoset në Korçë.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5085

