
Vinicius Junior është kthyer në objektivin më të madh të futbollit saudit. Sipas burimeve pranë klubit, një super ofertë është në përgatitje për yllin brazilian të Real Madridit, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2027.
Klubet saudite janë gati të ofrojnë plot 350 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, një shifër që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori, duke kaluar rekordin e Neymar, i cili u transferua te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në vitin 2017.
Por çmenduria nuk ndalet këtu: Vinicius-it i është përgatitur një kontratë pesëvjeçare me vlerë totale 1 miliard euro, një propozim marramendës që mund të tundonte çdo lojtar në botë.
Pavarësisht një sezoni jo të përsosur për standardet e tij, ku ka luajtur 59 ndeshje, ka realizuar 22 gola dhe ka dhuruar 19 asiste, Vinicius mbetet një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror dhe një simbol i projektit të ri të Real Madridit.