Në Argjentinë janë të bindur: Interi arrin akordin me mbrojtësin argjentinas

Pas afrimit me parametra zero të John Stones nga Manchester City, Interi ka kthyer vëmendjen te një tjetër mbrojtës i nivelit të lartë nga Premier League.

Sipas raportimeve të ESPN Argentina, drejtuesit e klubit zikaltër kanë arritur një marrëveshje paraprake me Tottenhamin për transferimin e Cristian Romeros, me një vlerë rreth 40 milionë euro.

Megjithatë, ende mbetet për t’u përcaktuar marrëveshja përfundimtare me përfaqësuesit e futbollistit argjentinas, veçanërisht sa i përket pagës dhe komisioneve të transferimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Romero, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2029 dhe përfiton rreth 6 milionë euro neto në sezon, shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes së Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtësi 26-vjeçar, ish-futbollist i Genoas dhe Atalantës, ka zhvilluar 156 paraqitje me Tottenhamin dhe ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi Europa League në vitin 2025.

Për shërbimet e kampionit të botës me Argjentinën interesohen gjithashtu edhe Barcelona dhe Atletico Madrid, duke e bërë garën për firmën e tij më të komplikuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?