Në Beograd ka shpresë. Presidenti armen: Shqipëria e bleu ndeshjen

 

Ndeshja Armeni-Shqipëri, e luajtur në 11 Tetor është shitur”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan. Gjatë një konference për shtyp, ai ka thënë se pakënaqësitë e tifozëve armenë janë krejtësisht të justifikuara. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria fitoi 3-0 dhe shkoi në finalet e Euro 2016, duke arritur kualifikimin historik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas këtij suksesi akuzat vazhdojnë dhe tani janë zyrtare nga vetë krerë të federatës armene.

Megjithatë, nëse UEFA vërteton akuzat mund të penalizohet më tepër Armenia, që ka toleruar dhe është bërë pjesë e trupimit, ndërsa vështirë të Shqipëria nga ana e saj mund të justifikohet se shkoi për të fituar dhe ia doli mbanë. Vetëm nëse ka prova që Shqipëria ka afruar para për të blerë ndeshjen, rregullorja e UEFA-s mund të penalizojë edhe kuqezinjtë, çka ka bërë që në Beograd lajmi të pritet mirë pasi Serbia mund të përfitojë nga kjo situatë. ,        

Sipas kreut të federatës armene, kombëtarja armene ka probleme serioze dhe psikologjike. “Sigurisht që nuk e kam për të gjithë lojtarët, por futbolli është një lojë kolektive dhe këto probleme duhen zgjidhur urgjentisht” tha Hayrapetyan. Synimi është të largohen ata lojtarë që janë të gatshëm të tradhtojnë atdheun sipas presidentit të federatës armene.

Gjatë konferencës për shtyp, Hayrapetyan refuzoi të japë emrat e lojtarëve të shitur, sepse nuk ka ende prova. “Qëllimi im kryesor është të gjej kush dhe si u shit ndeshja”, tha  Hayrapetyan. Pas fitores në Jerevan dhe kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016, mediat serbe hodhën akuza për këtë ndeshje, duke u shprehur se ajo ishte e trukuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?