Në Dortmund shihet vetëm ngjyra kuqezi, ja atmosfera para ndeshjes! (VIDEO)
Atmosfera në Dortmund është elektrizuese. Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari i Koha Jonë, Rozalb Lika tifozët e kombëtares tonë, kanë “pushtuar”, rrugët e Dortmundit.
Me adrenalinën që vijon e rritet, me kalimin e minutave, teksa po i afrohemi startit të ndeshjes, rrugët që të çojnë drejt Signal Iduna Park, janë të tejmbushura me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.