Në Francë janë të bindur, Zidane do të marrë drejtimin e PSG

Zinedine Zidane ka pranuar ofertën e  Paris Saint-Germain. Situata e Mauricio Pochettinos në pankinën e PSG është shumë e komplikuar, teksa “Le10sport.com” raporton se e ardhmja e teknikut argjentinas nuk është më një temë tabu brenda vendit.

Mauricio Pochettino nuk është më i paprekshëm në Paris, aq sa e ardhmja e ish-menaxherit të Tottenhamit duket se është tashmë e vulosur, pasi shanset që ai do të jetë ende në pankinën e PSG-së sezonin e ardhshëm janë pothuajse zero.

Për ta zëvendësuar atë është një emër i madh si Zinedine Zidane. Strategu francez ka preferuar që të qëndrojë pushim këtë sezon, për të nisur një aventurë të re këtë verë, duke e nisur nga e para sezonin dhe jo në mes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?