Në mëngjes mori ftesën nga Sylvinho, Pllana shënon super gol në Poloni (VIDEO)

Vetëm pak orë pasi u konfirmua në Kombëtare, Bujar Pllana ka dhënë menjëherë përgjigjen në fushë, duke realizuar gol në kampionatin polak.

Mbrojtësi 24-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në përballjen e Lechia Gdańsk ndaj Pogoń Szczecin, duke shënuar golin e tij të parë për këtë sezon dhe duke festuar në mënyrën më të mirë ftesën nga trajneri Sylvinho.

Performanca e tij vjen në një moment ideal, teksa lojtari ka tërhequr vëmendjen e stafit kuqezi dhe pritet të bashkohet me ekipin kombëtar në fillim të javës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli në Poloni shihet si një sinjal i qartë i formës së mirë të Pllanës, ndërkohë që polakët menjëherë kanë filluar të tremben duke kërkuar kujdes ndaj tij pas golit mjaft të bukur me kokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO E GOLIT

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?