Në pritje të ndeshjeve, kryeministri Kurti: Forca dhe guximi drejt fitores për Kuqezinjtë dhe Dardanët!

Kryeministri i Albin Kurti ka shpërndarë një mesazh motivues për përfaqësueset shqiptare në prag të ndeshjeve të rëndësishme të Play-Off për Kupën e Botës, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe besimit në sukses.

“Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndrrat janë për guximtarët,” u shpreh Kurti, duke inkurajuar lojtarët që të japin maksimumin në fushë.

Ai shtoi se ëndrra për pjesëmarrje në FIFA World Cup bëhet më e plotë kur “Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë”, duke nënkuptuar ambicien për kualifikim në turneun e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi përfundon me një thirrje të fortë mbështetjeje: “Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion!”, duke reflektuar entuziazmin dhe pritshmëritë e larta të tifozëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?