Në pritje të Suarez, Juventus është shumë pranë Edin Dzekos

Juventus është në kërkim kërkim të një bomberi, teksa synimi kryesor mbetet Luis Suarez. Gjithsesi operacioni nuk është shumë i thjeshtë, pasi sulmuesi uruguaian duhet të zgjidhë kontratën me klubin e Barcelonës si dhe të bëjë testimin për marrjen e nënshtetësisë italiane.

Duke parë faktin që kampionati nisë shumë shpejtë në Itali, në orët e fundit është shtuar interesimi për Edin Dzekon. Roma ka arritur një marrëveshje me Milk, që nënkupton që boshnjaku tashmë mund të largohet lirisht.

Juventus ka një akord me Dzekon për një kontratë 2-vjeçare me 7.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që me Romën diferenca është vetëm 3 milionë (ka ofruar 12, ndërkohë që verdhekuqtë kërkojnë 15). Përfshirja e De Sciglios në negociata mund të zhbllokojë gjithçka. Opsioni i fundit është Oliver Giroud, i cili shihet si opsioni i fundit. 4 deri në 4.5 milionë euro është kontrata e propozuar nga klubi bardhezi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP